Simpatizanti i ish-presidentit brazilizan Da Silva sulmon me thikë kandidatin për president të ekstremit të djathtë. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Brazil do të mbahet në 7 tetor.
Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale braziliane Jair Bolsonaro është qëlluar disa herë me thikë gjatë një takimi elektoral. Ai nuk është në rrezik për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi në veri të Rio de Zhanerios. Bolsonaro, pas përjashtimit të kandidaturës së ish presidentit Da Silva, sipas sondazheve është nga më të favorizuarit.
Por gjendja e tij shëndetësore do e pengojë të marrë pjesë në takime të tjera eletorale në prag të raundit të parë të zgjedhjeve të parashikuar për në 7 tetor, në të cilin sipas sondazheve ai është fitues. Sipas mediave braziliane agresori është një 40 vjeçar simpatizant i ish presidentit Da Silva. Në fakt në profilin e tij në Facebook ai kishte publikuar mesazhe kundër Bolsonaros./abcnews.al