Barcelona e këtij sezoni nuk është skuadra më e mirë në Europë, por mund të themi se është më premtuesja. Katalanasit kanë një ekip plot me talente, që Koeman ka pasur guximin t’i besojë.
Një prej tyre është Ilaix Moriba. 18-vjeçari është rritur në La Masia dhe këtë sezon është pjesë e ekipit të dytë, por Koeman e ka afruar gradualisht edhe në ekipin e parë, duke i dhënë mundësinë të luajë herë pas here.
Talenti nga Guinea e ka shpërblyer besimin e tij, duke treguar qartë ADN-në e Barçës në fushë. Nga Spanja mësohet se ai ka pasur oferta nga gjigantë të tjerë në Europë.
Kontrata e tij skadon pas 1 viti e gjysmë dhe sipas asaj që raportohet, Moriba ka refuzuar ofertat e Manchester United dhe Leipzig për të plotësuar ëndrrën e debutimit me Barcelonën. /abcnews.al