Rama: Rritëm pagat, mjeku tani paguhet 1 100 USD në muaj, kurse infermieri 650 USD

schedule10:53 - 4 Mars, 2021

schedule 10:53 - 4 Mars, 2021

Kryeministri Rama u shpreh gjatë prezantimit të Programit të Shëndetësisë se qeveria po e përballon me sukses pandeminë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se janë rritur pagat e mjekëve dhe infemierëve. Sipas tij, tani një mjek merr mesatarisht 1 100 dollar në muaj, kurse një infemiere 650 dollarë.

“Paga mesatare bruto e një mjeku sot është 1100 dollarë. Paga e një infermieri është 650 dollarë. Akoma nuk është aq sa duhet. Por mbetet edhe këtu si në çdo gjë tjetër për të mos harruar nga u nisët.

Ne vendosëm për herë të parë skemën e mbështetjes financiare me një bonus për çdo mjek që pranon të punojë jashtë zonës së banimit. Është momenti për t’u thënë atyre që të infektuar nga burimet djallëzore të dizinformimit.

Qeveria e mëparshme, ata që ju thonë që me ta shëndetësia sot fiton. Nëse ju thonë të votoni për ta. Kishin mbyllur specializimet për 4 vite me radhë. Sot kemi 1700 specializantë të rinj.

I dhamë fund punësimit me teser partie, ryshfet dhe rekomandim krushqie.

Kemi forcuar kapacitetet spitalore dhe sot kemi katër spitale COVID të dedikuara me kapacitet 550 shtretër dhe me spitalet rajonale ja kemi dalë të mos ndeshemi me kolapset që u ndeshën vende shumë më të zhvilluara se i yni.

Kemi pajisur me aparatura të reja spitalet COVID duke rritur në mënyrë eksponenciale kapacitetet jetës shpëtuese respiratorë”, tha Rama.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!