Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në 2 muaj 248 aksidente me 38 viktima, policia shton dronë në rrugë

schedule16:33 - 3 Mars, 2021

schedule 16:33 - 3 Mars, 2021

Nga Xhensila Kodra

Numri i lartë i aksidenteve vijon të mbetet një nga problematikat kryesore të Policisë Rrugore. Në dy muajt  parë të 2021-it janë shënuar 248 aksidente, me pasojë 38 të vdekur.

Për shkak të tyre, 286 persona kanë mbetur të lënduar. 24 në gjendje më të rëndë.

Vetëm në javën e fundit të muajit që lamë pas, në të gjithë vendin u shënuan 12 aksidente që shkaktuan edhe më shumë viktima. 9 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë morën plagë në trup.

Për specialistët e policisë, shkak i këtyre aksidenteve ka qenë shpejtësia tej normale të lejuara.

Sipas policisë, të lënduar në disa aksidente kanë qenë më së shumti këmbësorët. Ata janë përplasur në viza të bardha e në trotuare.

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash.

Në terren kanë zbritur oficerë civil, ndërsa kontrolle po kryhen edhe me dronë.

Janar-shkurt 2021:

– 248 aksidente

– 38 viktima

– 286 të plagosur

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!