Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Instituti i Shëndetit Publik raportoi se nga 2,532 testime të realizuara, 568 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Ndërkohë numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit është 295, ndërsa që nga fillimi i pandemisë 60,628 persona kanë fituar betejën me Covid..
Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtërpcë.
/abcnews.al/