Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur në futboll. Kjo për shkak të cilësive të tij fantastike, por edhe prej faktit që verën e ardhshme mund ta shohim larg PSG-së. Real Madrid dhe Liverpool vijojnë të shfaqin interes të madh për sulmuesin.
Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit, nuk e ka fshehur kurrë admirimin për patriotin e tij. 71-vjeçari nuk ka dyshime rreth së ardhmes së Mbappe, teksa beson fort se ai dhe shokët e tij te kombëtarja franceze mund të fitojnë sërish Botërorin, që do zhvillohet në Katar vitin e ardhshëm
“Mbappe do të ngjitet në majë të botës, qoftë te PSG, Real Madrid apo diku tjetër. Shpresoj të fitojë ‘Topin e Artë’ dhe të mos i vendosë limite vetes. E kam thënë edhe disa vite më parë se ka ngjashmëri dhe tij dhe Pele.
Braziliani është një shembull i mirë për t’u ndjekur, ai ka luajtur në 4 Botërorë, nga të cilat 3 i ka fituar. Kylian është 22 vjeç, ka luajtur një Botëror dhe e ka fituar atë. Kombëtarja e Francës është e rë dhe ka gjithçka për të tentuar sërish triumfin në Katar 2022“, deklaron Wenger. /abcnews.al