Të paktën 8 studentë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi u prish mbrojtësja e katit të katërt në një universitet në Bolivi.
Mediat vendase bëjnë me dije se një grup sudentësh në universitetin El Alto ishin mbledhur për të protestuar, kur rrethoja mbrojtëse në të cilën ishin mbështetur u këput, duke shkaktuar dhe rënien e studentëve nga lartësia ku ndodheshin.
Shocking accident at a university in Bolivia”,”During a mess, a safety grid broke and several students fell from a rather considerable height”,”Strong scenes pic.twitter.com/Zqa0W2paFt
— Netzarim. (@Remaining33) March 3, 2021
Në videot e publikuara duket momenti kur është prishur mbrojtësja dhe të rinjtë bien nga kati i katërt.
Nga ky incident dy femra dhe një mashkull kanë mbetur të vdekur në vend, derisa pesë meshkuj janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital.
Në anën tjetër, policia ka filluar hetimet lidhur me shkakun që çoi në thyerjen e rrethojës mbrojtëse, e presidenti bolivian Luis Arce i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.e.su. /abcnews.al