Vllaznia luan nesër një ndeshje të rëndësishme në transfertë. Shkodranët, pas humbjes së pësuar në shtëpi me Tiranën në klasiken e Shqipërisë, duan të reagojnë kundër Teutës.
Në “Niko Dovana” fazën e parë ndeshja u mbyll 0-0 dhe këtë herë Vllaznina synon të fitojë dhe të lërë pas krizën. Sponsori Alban Xhaferi ka menduar edhe të motivojë futbollistët e skuadrës kuqeblu.
Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, për lojtarët në rast fitoreje do të shpërndahet një premio që kap shifrën e 10 mijë eurove.
Kjo do t’i motivojë edhe më shuam futbollistët, që në gjashtë ndeshjet e fundit kanë zhgënjyer duke marrë vetëm 6 pikë. /abcnews.al

