Kryeministri Edi Rama deklaroi se për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhje ka një ligj që merret me rregullimin e kësaj problematike. Rama u shpreh se ka pasur probleme me disa individë që janë adresuar ndërsa shtoi se nuk duhet të biem pre e kësaj balte për të zhytur përditë njëri-tjetrin.
“Unë kam përshtypjen që kujtesa më funksionon saktë kur them se komunizmi ka vdekur në vitin 1990.Po në atë vit ka mbaruar edhe gjuetia e shtrigave. Këto pyetje më duken pa kuptim sepse realisht ajo që është për të ardhur keq është se ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë unë nuk kam si e shoh nga shumë zonjat me të gjitha atributet për të qenë të respektuara. Krejt në rregull nga çdo pikëpamje që lidhet me këtë temë.
Kjo këngë është bërë e padurueshme duke dekriminalizuar të gjithë deputetët. Kemi pasur problem me disa individë. Janë adresuar. Kemi një ligj për adresimin e këtij fenomeni dhe është shumë e qartë që interesi ynë është t’i japim shqiptarëve të zgjedhin kandidatë dhe kandidate të mirë.
Është bërë bajate dhe banale gjithë kjo histori. Unë e kuptoj që partnerët tanë ta thonë por procesi është I garantuar. Nuk duhet të bëhemi pre e gjithë kësaj balte ku zhysim përditë njëri-tjetrin sepse kanë kaluar në plan të dytë, të tretë dhe të fundit ata që bëjnë ligjet. Janë njerëz të nderuar dhe respektuar. Kush e bëri reformën në drejtësi? Kush I ka bërë të gjitha reformat? Çfarë do me thënë kjo? Është e tepërt. Nuk kam fjalë për këtë”, tha Rama./mv.abcnews.al