Oettinger: Qeveria italiane dëshiron të shkatërrojë Europën

schedule17:15 - 5 Shtator, 2018

schedule 17:15 - 5 Shtator, 2018

Komisioneri i Bashkimit Europian për buxhetin dhe burimet njerëzore Gunter Oetinger akuzoi Italinë se po synon shkatërrimin e Europës. Të njëjtën akuzë politikani gjerman e ka bërë dhe ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Projekti europian është në rrezik real i kërcënuar nga kundërshtarë të ndryshëm Brenda dhe jashtë Bashkimit Europian. Kundërshtarë të cilët duan ta dobësojnë e madje ta shkatërrojnë. Këta janë Polonia, Hungaria, Rumania dhe qeveria italiane. Deklarata e fortë është bërë nga komisionelri i Bashkimit Europian Gunter Oettinge, si raporton Politiko, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së martës në Bruksel.

Miratimi i shpejtë i buxhetit të ardhshëm të Bashkimit Europian nga ana e liderëve kombëtarë dhe parlamentit europian dëshmon se Europa është ende e gatshme të veprojë pavarësisht sfidave, komentoi komisioneri. Por ai shtoi se Europa është dhe në rrezik për shkak të autokratëve që përdorin luftërat tregtare dhe agresionin duke përmendur këtu presidentin rus Vladimir Putin, atë turk Erdogan dhe kinezët dinakë.

Por ai kritikoi dhe qeverinë gjermane duke theksuar se Berlini nuk po tregpn një entuziazëm të mjaftueshëm për Europën në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për buxhetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!