Shkrumbimi i muzeut 200-vjeçar, shpërthejnë trazirat në Brazil

schedule21:05 - 4 Shtator, 2018

schedule 21:05 - 4 Shtator, 2018

Policia e Brazilit ka përdorur gaz lotësjellës dhe dhunë për të qetësuar protestuesit në afërsi të muzeut historik 200-vjeçar që u shkrumbua nga zjarri. Ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe pamjet e asaj që ka mbetur.

Në Brazil ka shpërthyer zemërimi qytetar pasi zjarri shkrumboi Muzeun Kombëtar, një godinë historike, e cila ishte e pajisur me sistem anti-zjarr dhe që ka vuajtur vite të neglizhencës financiare. Jashtë hyrjes së ish Pallatit Mbretëror 200-vjeçar, policia përdori gaz lotësjellës kundër një turme të nervozuar që u përpoq të hynte në godinën e shkatërruar.

Më pas, policia garantoi aksesin në perimetrin e hyrjes, ku protestuesit qëndruan në shenjë manifestimi. Tensionet e ndezura reflektojnë zemërimin lidhur me shkatërrimin e muzeut shumë të dashur për qytetarët, i cili e pësoi nga shkurtimet e shpenzimeve federale. Këto emocione urrejtje, mund të nxisin trazira të mëdha në Brazil, duke parë edhe afrimin e zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në Tetor.

Ndërkohë, duke qëndruar tek muzeu historic, mediat kanë publikuar dhe pamjet e asaj që ka mbetur nga flakët. Në këto filmime me dron shikohet qartë se nga 20 milionë objekte muzeale, ka mbetur vetëm hiri. Në godinë ekspozohej edhe skeleti i njeriut më të vjetur të zbuluar ndonjëherë në Amerikën Latine, si dhe shumë objekte të tjera nga kontinente të ndryshme./abcnews.al