Momo Salah është një nga yjet e Liverpool dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë. Egjiptiani pëlqehet shumë nga Real Madrid dhe Barcelona, teksa “The Reds” nuk kanë ndërmend të shesin lirë.
Ish-presidenti i Real Madrid në periudhën korrik 2006-janar 2009, Roman Calderon flet rreth 28-vjeçarit nga Egjiptit në deklaratën e dhënë për On Time Sports.
“Salah është një futbollist madhështor, mbi të gjitha është një golashënues. Ai ka dhënë gjithçka te Liverpool dhe e ka ndihmuar ekipin, kështu që nuk besoj se ata do e shesin.
Sigurisht që do e linin të lirë vetëm për një shumë të madhe eurosh. Real Madrid e do Salah, por kampionët e Anglisë kërkojnë shumë miliona për kartonin e egjiptianit.
Mendoj që Salah është një futbollist i shkëlqyer, ka një potencial fantastik dhe çdo klub dëshiron të ketë në përbërje lojtarë kaq të talentuar.
Transferimi te Reali? Mendoj se është një gjë e pamundur. E dini pse? Reali nuk ka aq para për të blerë këtë lojtar“, deklaroi ish-presidenti i klubit të famshëm. /abcnews.al