COVID-19 e mposht, shuhet fotoreporteri i përjetshëm i Partizanit

schedule14:18 - 1 Mars, 2021

schedule 14:18 - 1 Mars, 2021

Luigj Preçi, fotografi i përjetshëm i Partizanit, është ndarë nga jeta. I njohur si një tifoz i “demave”, Preçi ishte kudo që luante skuadra kryeqytetase dhe fiksonte momentet më të bukura me aparatin e tij.

Ai ishte infektuar me COVID-19 dhe betejën më të rëndësishme e ka humbur. Lajmin e ka dhënë gazetari Isuf Myrtaj, në rrjetet sociale.

“Ndahet nga jeta fotoreporteri i njohur sportiv Luigj Preçi. Një humbje e madhe për familjen, të afërmit, dhe komunitetin sportiv. Luigji ose ‘Daja im’, ndërroi jetë prej famëkeqit COVID-19.

Banonte në Tiranë dhe sipas pjesëtarëve të familjes, ceremonia për në banesën e fundit, do kryhet nesër 2 mars në Fushë -Kuqe të Kurbinit. Ngushëllime familjes, Lamtumirë daja i madh…të lehtë dheun”, shkruan Myrtaj. /abcnews.al

 

Postimi i Myrtajt ne Facebook

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!