Më 14 shkurt Marash Kumbulla ndjeu shqetësime muskulore në stërvitjen e Romës dhe iu desh të linte skuadrën për të rikuperuar dëmtimi.
Sot pas 2 javësh mund të themi se zyrtarisht ylli i kombëtares sonë e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajnerin Fonseca në ndeshjen e kësaj mbrëmje me Milanin.
Mbrojtësi është në listën e skuadrës, madje pritet të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë mungesat e shumta në difensivë për kryeqytetasit.
???????
I nostri convocati per #RomaMilan#ASRoma pic.twitter.com/pNVRnJsCdf
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 28, 2021
Kumbulla ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon (1 gol) në Serie A, teksa zbritja e tij e fundit në fushë daton më 6 shkurt ndaj Juventusit. /abcnews.al

