Emmanuel Egbo është i vetmi trajner afrikan që ka fituar titull kampion në futbollin evropian. 47-vjeçari drejtoi Tiranën drejt titullit sezonin e kaluar, duke rikthyer bardheblutë te trofeu i madh në 100-vjetorin e lindjes.
Një arritje fantastike për Egbo, i cili qëndron pushim prej 12 nëntorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.
Gjithsesi, vlerësimet e Egbo nuk mungojnë dhe ish-portieri i njohur është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në futbollin nigerian. /abcnews.al