PSG reagoi pas humbjes shtëpiake kundër Monacos dhe sot nuk u përmbajt aspak përballë Dijon. Kampionët në fuqi triumfuan 0-4 kundër ekipit të Bersant Celinës, i cili e zhvilloi ndeshjen e plotë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
? Final whistle! Big and necessary win for @PSG_English with a great performance by @KMbappe! #DFCOPSG pic.twitter.com/dUEasIUTr9
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) February 27, 2021
Moise Kean i dhuroi avantazhit ekipit të Pochettinos që në minutën e gjashtë. Pas gjysmë ore lojë u akordua penallti për PSG-në dhe Kylian Mbappe nuk gaboi nga pika e bardhë. Ylli francez realizoi një tjetër gol në minutën e 51-të.
Suksesi me “poker” u vulos nga portugezi Danilo. Fitorja e sotme e ka ngjitur PSG-në përkohësisht në vend të dytë me 57 pikë. Një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak numëron Lille kryesuese. /abcnews.al