Fitorja në Shkodër, rastet e humbura dhe e ardhmja: Rrëfehet Taulant Seferi

schedule16:28 - 27 Shkurt, 2021

schedule 16:28 - 27 Shkurt, 2021

Tirana reagoi pas dy humbjeve shtëpiake dhe sot triumfoi 1-2 në “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë kryesuese. Taulant Seferi dhuroi asistin e golit të Cale, që i dhuroi fitoren bardhebluve. Sulmuesi i kombëtares kuqezi, foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Kemi luajtur shumë fort dhe me shumë merita fituam. Në rastin e parë më kërceu topi dhe e kapa me kavilje. E pashë portierin që iku në krahun tjetër dhe desha të shënoja në anën e majtë, por fatkeqësisht e humba.

E ardhmja? Nuk e di, do e shohim në fund se çfarë do të ndodhë. Si fillim do largohem në Zvicër dhe më pas do të merret vesh e ardhmja ime.

Unë jam lojtar që kërkoj shumë hapësira, më pëlqen të jem numër 9. Kisha raste të shënoja sot, por fatmirësisht bëra asist. Më pëlqen të jem në majë të sulmit“, theksoi 24-vjeçari nga Kumanova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!