Kirurgu merr pjesë në seancën gjyqësore përmes Zoom, ndërsa ishte duke operuar një pacient

schedule11:26 - 27 Shkurt, 2021

schedule 11:26 - 27 Shkurt, 2021

Një kirurg plastik në Kaliforni mori pjesë në një seancë gjyqësore përmes Zoom, ndërsa ishte në mes të një operacioni.

Kjo është hera e dytë që seancat gjyqësore përkojnë me të njëjtën orë kur Dr.Scott Green është në sallën e operacionit, gjë që e bëri një gjykatës të pendohej që mbledhja të ishte bërë një ditë tjetër, kur doktori të ishte i lirë.

Për shkak të masave të distancimit social të miratuara në të gjithë vendin, gjykatat kanë përdorur Zoom për seanca. Kjo ka çuar në situata të çuditshme, komike dhe ndonjëherë edhe të papërshtatshme, në sallat e drejtësisë.

Një nga rastet më të famshme është ajo e një avokati që u shfaq në Zoom si një mace gjatë një seance dhe nuk mund ta hiqte dot filtrin./e.b-abcnews.al