Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania” ku edhe po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor tha se deri më tani janë realizuar mbi 11 mijë në të gjithë vendit.
Gjithashtu ajo theksoi se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax, ndërsa theksoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara.
“Vijon vaksinimi i personelit mjekësor të spitaleve universitare dhe mjekë e infermierë të kujdesit parësor, ndërsa janë mbi 11 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të mbërrijë sasia tjetër e vaksinave të Pfizer dhe dërgesa e parë nëpërmjet kontratës me COVAX”, shprehet Manastirliu.
/abcnews.al/