Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe negociator i tij për luftën në Ukrainë, ka prezantuar pesë objektiva për krijimin e një kornize më të gjerë të sigurisë evropiane, me synimin për të parandaluar konfliktet e ardhshme dhe për të siguruar paqe afatgjatë.
Propozimet synojnë krijimin e një kornize të qëndrueshme bashkëpunimi për sigurinë në Evropë, me qëllim shmangien e keqkuptimeve dhe parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve mes shteteve.
Ato përfshijnë mbajtjen e konsultimeve të rregullta për çështjet e sigurisë, përmirësimin e kanaleve të komunikimit në situata krizash dhe rritjen e transparencës lidhur me aktivitetet dhe lëvizjet ushtarake.
Një pjesë e rëndësishme e propozimeve janë edhe masat e ndërsjella për uljen e rrezikut të përshkallëzimit, të cilat do të ndihmonin në parandalimin e incidenteve të mundshme dhe në menaxhimin e situatave të ndjeshme.
Po ashtu, parashihet krijimi i një mekanizmi afatgjatë që do të kontribuonte në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian.
Ai gjithashtu konfirmoi se NATO-ja do të mbetet në qendër të mbrojtjes kolektive evropiane.
Nisma vjen para bisedimeve trepalëshe mes SHBA-ve, Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi, ku do të konsultohen edhe partnerët evropianë, shkruan skynews.
Nisma vjen para bisedimeve trepalëshe mes SHBA-ve, Ukrainës dhe Rusisë, që pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Abu Dhabi, ku do të konsultohen edhe partnerët evropianë.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se konflikti mund të marrë fund së shpejti, por nuk zbuloi detaje rreth përmbajtjes së planit.
Deklaratat e tij erdhën pas një takimi me Kirill Dmitrievin, të dërguarin special të presidentit rus, Vladimir Putin.


