Një grua me origjinë polake ka qëlluar me thikë 4 persona në një muze në Mantova të Italisë. Një 54-vjeçare, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit, humbi jetën pas dërgimit në spital.
Autorja e sulmit, fillimisht goditi me thikë një punonjëse të muzeut. Më pas ka ndërhyrë një nëpunës i mbrojtjes civile, i cili u godit 3 herë me thikë. Pasi doli nga muzeu, 58-vjeçarja me origjinë polake ka sulmuar dhe një grua dhe djalin e saj.
Ndalimi i agresores është bërë vetëm nga ndërhyrja e forcave të rendit. Akoma janë të paqarta arsyet e veprimeve të saj. Megjithatë hetuesit kanë zbuluar se në të shkuarën gruaja 58-vjeçare ka pasur probleme të shëndetit mendor./abcnews.al