Sulmi me dron rus ndaj një treni pasagjerësh pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë, synonte të frikësonte vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën. Kështu është shprehur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të mos tërhiqen përballë kërcënimeve ruse.
“Sulmi ka për qëllim të trembë vendet perëndimore që të mos e mbështesin Ukrainën, që të mos shkojnë në Ukrainë për të treguar mbështetje.. Mendoj se duhet të bëjmë të kundërtën. Duhet të tregojmë se jemi këtu për Ukrainën dhe se nuk kemi frikë”, tha jo.
droni rus goditi një tren pasagjerësh në kufirin e Ukrainës me Poloninë, anëtare të NATO-s, të dielën, menjëherë pas kalimit të një treni diplomatik me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe diplomatë të tjerë evropianë në bord.
Ne tren ndodheshin 206 persona te cilet u evaukuan menjeher pas sulmit.
Delegacioni po kthehej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë.
Kompania shtetërore ukrainase e hekurudhave deklaroi se ekziston mundësia që droni të kishte si objektiv trenin diplomatik.
Nga ana tjetër, Rusia deklaroi se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore, duke e paraqitur sulmin si pjesë të goditjeve ndaj infrastrukturës së transportit ukrainas.

