Një vazo e vogël me lule e blerë në Connecticut për vetëm 35 dollarë ka rezultuar si një objekt antik kinez i rrallë i shekullit XV.
Vazoja me motive me zambak dhe shegë u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming. Sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s në New-York, tani pritet të shitet deri në 500.000 dollarë.
Sipas CNN, kompania Sotheby’s nuk zbuloi identitetin e pronarit, por tha se ai e ka blerë për 35 dollarë.
Objekti i rrallë e ka origjinën nga Perandori Yongle, i cili drejtoi vendin nga viti 1403 deri më 1424, një periudhë e njohur për teknikat e famshme të porcelanit.l.k/abcnews.al