Vaksinimi i bluzave të bardha vijon tashmë në të gjithë territorin.
Ditën e sotme po marrin dozat e vaksinës 150 pjesëtarë të bluzave të bardha në qytetin e Beratit, ndërsa këtë javë pritet të hapet edhe qendra e vaksinimit në Korçë.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Berat. Manastirliu theksoi se sëbashku me të vaksinuarit e ditës së sotme, përmbyllen 10 mijë dozat e para.
“Jemi optimistë për sigurimin e sasive të tjera të vaksinave në ditët në vijim dhe kthimin e krejt sezonit pranveror në një sezon vaksinimi me intensitet në rritje”, tha Rama.
/abcnews.al/