Rritje e frikshme e rasteve me Covid në Korçë, 40 pacientë marrin trajtim në spital

schedule12:41 - 25 Shkurt, 2021

schedule 12:41 - 25 Shkurt, 2021

Korça ka një situatë problematike sa i përket Covid-19.

Gazetarja e ABC Ledjona Xheladinaj tha se 40 pacientë me Covid ndodhen të shtruar në Sanatoriumin e këtij qyteti.

Por Bashkia e Kolonjës është ajo e cila raporton një numër më të lartë të të infektuarve.

Pavarësisht rritjes së frikshme të të prekurve në Korçë ka një neglizhencë nga ana e qytetarëve për mosrespektim të masave.

Deri më tani sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Korçë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 946 raste më Covid-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!