Foto/ Mijëra protestues në Gjermani kundër islamizimit të Perëndimit

schedule23:37 - 1 Shtator, 2018

schedule 23:37 - 1 Shtator, 2018

Mijëra protestues të ekstremit të djathtë marshuan nëpër rrugët e Chemnitzit, në Gjermani. Një “marshim zie” u quajt protesta nga udhëheqësit e partisë AfD dhe ata të lëvizjes Pegida “kundër islamizimit të Perëndimit”.

Shumë pjesëmarrës tundnin flamuj gjermanë dhe shenja me fotografi të viktimave të dhunës së emigrantëve.

Një numër i madh i punonjësve të policisë patrulluan në rrugë, për të parandaluar protestuesit e krahut të djathtë që të hynin në kontakt me ata të një proteste të mëparshme kundër ksenofobisë, që bëri të dilnin në rrugë gjë rreth 2,000 pjesëmarrës. /abcnews.al