Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave nën dyshimin për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Privim të kundërligjshëm të lirisë”. Mediat janë duke raportuar se ky rast ka të bëj me deportimin e mësuesve turq, teksa aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, shkruan Gazeta Express.
Në propozim aktakuzën e Prokurorisë, është propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G, V.K, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ndërkaq, i pandehuri Rr.S, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 196 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit./ Gazeta Express.