Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa vendndodhje, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, është shprehur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për mediat.
Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Besian Mustafa, nga radhët e LDK-së, kurse në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, nga e njëjta detyrë. /abcnews.al/