E mbyll me Cityn në verë, 5 klube në gjurmët e Agueros

schedule20:58 - 22 Shkurt, 2021

schedule 20:58 - 22 Shkurt, 2021

Sipas raportimeve nga Spanja, Juventus, Inter dhe Barcelona janë në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero. Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe sipas El Chiringuito, Juventus dhe Inter kanë hyrë në bisedime për ta nënshkruar atë si lojtar të lirë në verë.

Barcelona dhe PSG po lidhen gjithashtu me sigurimin e shërbimeve të sulmuesit argjentinas. Aguero ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha kompeticionet deri më tani këtë sezon. Ai humbi 10 ndeshje në Manchester City midis janarit dhe shkurtit pasi doli pozitiv për COVID-19.

Juventus dhe Inter ishin të lidhur me nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri në afatin kalimtar të janarit, por dështuan të përmbyllin ndonjë operacion. Juventusi nënshkroi Carlos Tevez nga Manchester City në një marrëveshje prej 9 milion € në verën e 2013. Argjentinasi shënoi 50 gola në 96 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!