Aksidentet rrugore vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të larta. Vetëm në dy aksidentet paraditen e kësaj të premteje, shtatë vetë u plagosën.
Shtatë vetë u plagosën në dy aksidente, në Mamurras dhe në Bulqizë.
Pranë Fushë Mamurrasit autovetura me tre vajza brenda, ndërsa po futej në drejtim të qytetit, ku ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Të treja vajzat morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në një vend ku nuk ka sinjalistikë, problem ky i sjellë nga ABC News në vazhdimësi.
Në segmentin e rrugës së Arbrit në vendin e quajtur Vajkal në Bulqizë një makinë “Citroen” me targa maqedonase, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga ku për pasojë u plagosën rëndë 4 personat që ndodheshin brenda saj.
Sipas policisë së qarkullimit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe rruga e Arbrit si pasojë e lëvizjes së tokës.
Dy të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Bulqizës kurse dy të tjerë në Spitalin e Tiranës./abcnews.al