Eusebio Di Francesco nuk është më trajneri i Cagliarit. Klubi sard, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.
51-vjeçari mori drejtimin e ekipit ishullor gushtin e kaluar, teksa humbja 0-1 e ditës së premte kundër Torinos, ka qëlluar fatale për të.
Cagliari po kalon një moment të vështirë dhe renditet në vendin e tretë nga fundi, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Serie A.
? | COMUNICATO
Di Francesco sollevato dal suo incarico.
➡️ https://t.co/i5jC9QqlYZ pic.twitter.com/AGNKVtRuEj
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) February 22, 2021
Drejtuesit e klubit italian rinovuan kontratën me Di Francescon më datë 24 janar, madje firma erdhi një ditë pas humbjes me Genoan.
Për fat të keq, situata në skuadër nuk u rregullua aspak pas zgjatjes së bashkëpunimit dhe trajneri nga Pescara ka nisur pushimet e parakohshme. /abcnews.al