VIDEO/ Eurogol i Çinarit, nis festa e kuqe në “Elbasan Arena”

schedule17:23 - 21 Shkurt, 2021

schedule 17:23 - 21 Shkurt, 2021

Zhbllokohet ndeshja Kukësi-Partizani, që po luhet në “Elbasan Arena”. Ekipi i Ilir Dajës ka kaluar në avantazh në minutën e 63-të falë një eurogoli të Eraldo Çinarit.

Sulmuesi shkodran shfrytëzoi një asist të Jasir Asanit, me këtë të fundit që veproi bukur në krahun e djathtë, dhe goditi menjëherë drejt portës kundërshtare.

https://streamable.com/yxiuam

Portieri Xhika ia doli të prekë topin, por nuk evitoi golin. Avantazh i rëndësishëm për Partizanit, që ka si objektiv fitoren për të përfituar nga frenimi i Vllaznisë në Korçë. /abcnews.al