BE sërish apel Kosovës: Sa më shpejtë të formohet qeveria dhe të zgjidhet presidenti

schedule22:09 - 20 Shkurt, 2021

schedule 22:09 - 20 Shkurt, 2021

Bashkimi Evropian pas mbylljes së zgjedhjeve një javë më parë në Kosovë vijon me thirrjet për formimin e shpejtë të institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

BE ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetin social Twitter pas takimit të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në reagimin e fundit BE thekson se është e rëndësishme dhe në interes të të gjithave partive politike që të lëvizin drejt progresit në rrugën evropiane, si dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

Ambasadori i BE-së në Kosovë pati një bisedë të mirë me Ramush Haradinajn. Është e rëndësishme që të formohet qeveria dhe presidenti të zgjidhet sa më shpejtë. Është në interesin e të gjitha partive politike që ta kenë të mundur progresin në rrugën evropiane si dhe në normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë”, thuhet në komunikatën e BE-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!