Mungesa vaksinash, kryeministri kanadez paralajmëron një valë të tretë të rrezikshme

schedule08:24 - 20 Shkurt, 2021

schedule 08:24 - 20 Shkurt, 2021

Kryeministri Justin Trudeau paralajmëroi se masat e shëndetit publik, duke përfshirë kufizimet në grumbullimet masive, do të duhet të vazhdojnë për javë të tëra pasi variantet e reja Covid-19, dhe një shpërndarje e ngadaltë e vaksinave, rrezikon të shkaktojë një valë të tretë.

“Ne duhet të vazhdojmë të marrim masa të ashpra,” tha Trudeau gjatë një konference shtypi  duke shtuar se, “në të kundërt do të kemi një valë të tretë që  do të jetë më e keqe se e para ose e dyta. ”

Zyrtarët kanadezë të shëndetit publik  thanë se masat aktuale të shëndetit publik nuk do të jenë të mjaftueshme për të shmangur valën e tretë të Covid nëse “ushqehen” nga përhapja më e shpejtë e varianteve të Covid-19.

Provinca e Ontario njoftoi të premten se qyteti i Torontos dhe një nga rajonet fqinje të tij do të  zbatohet masa e bllokimit deri me 8 Mars pasi kërcënimi i përhapjes së varianteve të reja vazhdon të shqetësojë zyrtarët shëndetësorë.

Ashtu si provincat dhe territoret e tjera në të gjithë Kanadanë, Ontario ka arritur të vaksinojë shumicën e popullsisë dhe stafit në  azile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!