Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e koronavirusit. Identiteti i viktimës nuk publikohet nga mediat italiane, ndërsa jeta e tij u pre në mes më datë 7 Shkurt në moshën 38-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe mungesës së kushteve në rajonin Molise.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shqiptari u dërgua për mjekim, por spitali nuk kishte kushtet për të mjekuar personat e infektuar me COVID-19. Në pritje të ndihmës që nuk erdhi kurrë, ai ndërroi jetë duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë të mitur.
Vdekja e shqiptarit shkaktoi polemika të shumta në këtë rajon mes drejtuesve të institucioneve lokale për mungesën e një spitali për të trajtuar pacientët, të cilët deri tani transferoheshin me helikopter në qytetet e tjera./ db/ Abcnews.al