Mbi 1 500 raste të konfirmuara me variantet e reja Covid në SHBA

schedule12:05 - 19 Shkurt, 2021

schedule 12:05 - 19 Shkurt, 2021

Të paktën 1,549 raste të varianteve të reja të koronavirusit të identifikuar  për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të azhurnuara  nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shumica e këtyre rasteve janë varianti më infektues, i cili u zbulua fillimisht në Britani. Ky variant është zbuluar  në 41 shtete dhe në Uashington, DC. Më shumë se një e katërta janë në Florida.

Përveç kësaj, ekzistojnë 21 raste totale të variantit të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, në nëntë shtete dhe Uashington, DC. Pesë raste totale të variantit brazilian janë zbuluar në  katër shtete.

CDC ka deklaruar se kjo nuk përfaqëson numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në SHBA por vetëm rastet e zbuluara duke analizuar mostrat pozitive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!