Ante Rebic nuk ka bërë asnjë herë bamirësi publikë, por ai është njeri shumë bujar dhe ndihmon shumë shpesh të varfrit dhe njerëzit në nevojë.
Së fundmi nga Kroacia raportojnë se ai ka kontribuar në ndërtimin e një qendre rehabilitimi për fëmijë, ku më shumë vëmendje do u kushtohet fëmijëve autikë.
Një gjest shumë i bukur i tij, por nuk është i vetmi. Para pak muajsh ai pagoi të gjitha detyrimet e banorëve të fshatit ku është rritur në Kroaci.
Jo vetëm kaq, sepse ai më parë ka paguar kurimin e Lovro Sindik, 2-vjeçar i prekur nga leucemia. Rebic mbuloi gjithë shpenzimet për trajtimin e vogëlushit. /abcnews.al