Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në repartin e presimit të skrapit në kompaninë turke Kurum. Burime zyrtare të ABC brenda kompanisë bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e shpërthimit. Kjo pasi punonjësit kanë qenë të veshur me rroba speciale.
Po ashtu, mësohet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shkak ka qenë një bombul gazi që ka qenë brenda sasive të mëdha të skrapit që do të përpunohej në këtë uzinë.
Ndërkohë, kompania ka ngritur një grup për të përcaktuar nëse janë shkelur apo jo rregullat teknike, ndërsa policia po kryen verifikime të tjera në lidhje me shpërthimin. /abcnews.al/