Zgjedhjet në Kosovë, KQZ vendos të rinumërohen kutitë e 12 qendrave votimi

schedule15:57 - 18 Shkurt, 2021

schedule 15:57 - 18 Shkurt, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 qendrave të votimit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1). Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ndërkaq nuk ka nisur ende numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!