Policia arreston shqiptarin që sulmoi ministrin grek

schedule14:35 - 29 Gusht, 2018

schedule 14:35 - 29 Gusht, 2018

Pas 5 vitesh, policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar për sulmin ndaj Panos Kamenos, i cili sot mban postin e ministrit të Mbrojtjes. Emri nuk bëhet i ditur, ndërsa mosha e tij e sotme është 23 vjeç.

Gjatë një marshimi antifashist në kujtim të këngëtarit të vrarë grek Pavlos Fyssas, një grup personash sulmuan eskortën e Kamenos. 23-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan Kamenos.

Shqiptari e goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi makinën me armë të ftohta. Kamenos pësoi lëndime të vogla dhe u dërgua menjëherë për në spital. Në atë kohë kjo ngjarje u dënua nga të gjithë faktorët politikë në Greqi./abcnews.al