KAS i heq gjobën Veliajt, PD: Akt i paligjshëm, cënon standardet e barazisë së palëve në zgjedhje

schedule17:53 - 16 Shkurt, 2021

schedule 17:53 - 16 Shkurt, 2021

Pas vendimit nga KAS për t’i hequr dy gjobat e vendosura kreut të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar Partia Demokratike.

PD nëpërmjet sekretariatit për Çështjet Zgjedhore bën me dije se sot me këtë vendimmarrje, 3 anëtarë të KAS kanë shkelur besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji.

Lexo edhe: KAS i heq gjobat Erion Veliajt: Nuk bëri asnjë shkelje gjatë inagurimeve dhe ndarjes së çelësave

PD, dënon këtë vendim pasi sipas saj cenon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimmarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standardin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste. Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje”, shkruan PD.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!