Të gjithë personat e prekur me Covid në Durrës, që do të kenë nevojë për mjekësor, nuk kanë pse të vijnë në Tiranë. Ata do të mund ta marrin shërbimin në pavijonet Covid në Durrës. Burime për abc bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e shtretërve janë mbushur.
Drejtoresha e spitalit Nadire Kërtusha tregon procedurat që do të ndiqen për këta pacientë. Në rast të përkeqësimit, pacientët do të nisen drejt Tiranës.
“Ne pacientë shtrojmë çdo ditë. Por deri dje shtronin pacientë të dyshuar pa përgjigjen e tamponit. Nga dje janë shtruar ata që janë me tampon pozitiv”, është shprehur ajo.
Një tjetër spital është edhe ai i Shkodrës. në këtë spital janë 90 shtretër që do të presin pacientët me Covid.
Ardian Dajti drejtor i spitalit Rajonal Shkodër tha se janë përshtatur tre-katër ambiente dedikuar COVID
Stafi që do tu shërbejë, është ai infektiv. Në këtë spital janë 8 mjekë pneumologë që i japin shërbim të gjithë pacientëve që vijnë nga Shkodra, Malësisa e Madhe dhe Puka./mv.abcnews.al