Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme reagoi sërish për sistemin shëndetësor duke kometuar edhe arrestimin e mjekut Edvin prifit.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se sistemi shëndetësor është në rrugën e duhur, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të denoncojnë raste të tilla si skandali “Tire”.
“Lajm i keq është që mjeku në fjalë paska thënë se e ka arrestuar Rama…Shumë fatkeqësisht…ai ishte shprehur se Rama e ka futur në burg. Lajm i mirë është që denoncimet ekzistojnë. Dhe dua denoncime çdo ditë. Jam i bindur që Tirja dhe doktori në fjalë, që ishte edhe shef pavioni meqë ra fjala, që tregon se ne nuk merremi me të djathtë e të majtë….do të vihen përpara përgjegjësisë.
Lexo edhe: Vaksina, Rama jep lajmin: Një shtet mik do të na japë 360 mijë doza Astra Zeneca
Njëra shinë është që sistemi të forcohet, reforma që unë kam thënë është e thellë sa s’ka. Reforma është e duhur dhe e thellë sa s’ka sepse ndryshim të gjithë vlerësimin brenda sistemit.
Të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e “Tireve” shumë të madh dhe ka bërë një kapërcim epokal duke ndjekur të njëjtën rrugë që po ndjekim ne. Nuk mund të bësh dot reformë të thellë kur s’ke spitale siç ishte realiteti. Sot kjo bën që mjeku dhe infermieri të jenë të motivuar. Sot ne pagat i kemi rritur edhe pse nuk janë të mjaftueshme.
Shina tjetër është denoncimi, qytetarët që janë të vënë përpara “Tires” duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë dhe të drejtë. Në vend se të shkojnë pas “Tires” kanë kontaktin deri në nivelin më të lartë për të vënë alarmin.
Kështu krijohet një ambient mbytës për këto lloj mostrash që nuk duhet lënë të fryhen duke pirë gjakun e njerëzve që janë në shërbim. Ndërkohë që sisemi është ajo që unë besoj. Tiret historikisht kanë ekzistuar dhe kanë qenë më shumë seç janë sot që të jemi të qartë”, tha Rama.
/abcnews.al/


