Sanksionet, dhëndri i Erdogan: Rrezikojnë destabilizimin e Lindjes së Mesme

schedule23:00 - 27 Gusht, 2018

schedule 23:00 - 27 Gusht, 2018

Dhëndri i presidentit turk Erdogan ka paralajmëruar se sanksionet amerikane rrezikojnë të destabilizojnë Lindjen e Mesme, duke nxitur terrorizmin dhe rikthimin e fluksit të emigracionit.

Turqia ka paralajmëruar të hënën se sanksionet e Shteteve të Bashkuara mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme, të nxisin terrorizmin dhe të rikthejnë krizën e refugjatëve. Ministri i Financave, Berat Albajrak, njëkohësisht dhëndër i presidentit Erdogan, përdori një vizitë në Paris për të vënë në dukje aksionet e Amerikës dhe interesin e Ankarasë për të përmirësuar lidhjet me Europën. “Këto hapa të motivuara politikisht jo vetëm do të kenë impakt në sistemin financiar global, por edhe në stabilitetin rajonal”, deklaroi Albajrak në një konferencë për shtyp me homologun francez Bruno Le Maire. “Dhe ky impakt do të kontribuojë në intensifikimin e kaosit që ushqen terrorizmin dhe krizën e refugjatëve”, vijoi Albajrak.

Sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me burgosjen e pastorit amerikan në Turqi kanë çuar në minimumin historik vlerën e lirës turke kundrejt dollarit, duke futur në krizë ekonominë turke. Më herët gjatë muajit, presidenti Donald Trump autorizoi dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin e importuar nga Turqia. Gjithashtu, investitorët janë të shqetësuar për një hetim që po kryhet nga Departamenti i Thesarit ndaj bankës turke Halkbank, që rrezikon të gjobitet për shkeljen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Por marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë acaruar edhe për shkak të Sirisë dhe ambicjes së Ankarasë për të blerë sisteme mbrojtëse ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!