Parodistët e Vlorës për vite të tëra i kanë bërë shqiptarët të qeshin me skeçet e tyre, ndërkohë që në një moment ishte Policia e Shtetit që ua zuri vendin. Vallë si e kanë tërhequr vëmendjen? Me një reagim qesharak pas një ndeshjeje futbolli.
Kthehemi pas në kohë, më 24 shtator të 2006. Në Vlorë u luajt ndeshja Flamurtari-Teuta, që përfundoi me triumfin e skuadrës durrsake me rezultatin 1-2. Në fund të takimit pati tentativa për ta goditur arbitrin Bardhyl Pashaj.
https://streamable.com/gsmt32
Policia vërshoi në fushë, sikurse edhe presidenti i Flamurtarit dhe njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Vlorë, Shpëtim Gjika. Ai mori në mbrojtje arbitrat, ndërkohë që nga shkallët e stadiumit ofendimet ndaj Pashajit nuk ndaleshin.
Shënjestra ishte motra e tij dhe Policia e Shtetit hetoi shumë, për dy ditë, dhe arriti në përfundimin se Bardhyl Pashaj nuk kishte motër. Kështu që çështja mund të mbyllej lirisht dhe të gjithë të jetonin të lumtur, pasi tifozët nuk kishin bërë asnjë mëkat. / abcnews.al