Një 54 vjeçar u vra me thikë në qytetin e Shkodrës dhe policia ka shpallur në kërkim fqinjin e tij. Konflikti mes palëve ka nisur një ditë më parë kur viktima shkoi në polici dhe denoncoi për vjedhjen e shtëpisë.
Sapo u la i lirë nga policia e Shkodrës shkoi dhe sulmoi fqinjin e tij me thikë duke e lënë të vdekur ne vend. Vrasja ndodhi tek vendi i quajtur “Ura e Thive” në këtë qytet, në portën e shtëpisë së viktimës Prendush Fushaj.
Gjithçka ka nisur një ditë më parë, praktikisht ditën e diel. 54 vjeçari Fushaj kishte denoncuar në komisariatin e policisë se i kishin vjedhur banesën. Pas kallëzimit u shoqëruan për tu marrë në pyetje tre persona, njëri prej tyre F.P 27 vjeç komshi me Fushën.
Mesditën e kësaj të hënë i riu u la i lirë pasi policia nuk kishte prova që ai mund të kishte vjedhur shtëpinë e Fushës. Por s’ka vonuar dhe i armatosur me thikë ai i shkon tek porta 54 vjeçarit dhe pas një debati të shkurtër verbal e sulmon disa herë me thikë në trup. Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim F. P dhe ka ngritur prostoblloqe të shumta për kapjen e tij./abcnews.al