Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshm etë 14 shkurtit.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka uruar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve derisa i ka dëshiruar mbarësi në qeverisje edhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ambasadorja gjithashtu përgëzoi edhe PDK-në që pranoi rezultatet e zgjedhjeve me shpejtësi.
“Kosova shembullore sërish!Urime Vetëvendosje! Ju dëshiroj mbarësi. Suksesi i juaj në qeverisje është sukses për Kosovën.Ua dëshiroj më të mirën dhe uroj që mos të udheheqni me arrogancë.Kemi me ju mbajtë për fjale.Bravo PDK-së e cila ndonëse në rrethana të vështira, sërish paranoi pa ekuivoke rezultatet. Standardet vendosen çdo ditë”, ka shkruar Çitaku./abcnews.al