Stërnipi i Isa Boletint për ABC: Qytetarët e Kosovës treguan sot kulturë të jashtëzakonshme
Gazmend Boletini nga Mitrovica, stërnipi i Isa Boletinit ka komentuar zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.
Në një intervistë për ABC, me gazetarët Endri Xhafo dhe Linda Karadaku, Boletini tha se procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë. Ai thekson se nuk janë shënuar incidente as në veri të Mitrovicës.
“Zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë. E gjithë Kosova tregoi një kulturë të jashtëzakonshme.
Më e bukura e ngjarjes që ka ndodhur. Në pjesën veriore, procesi ka shkuar në mënyrë normale. Gjithçka ka shkuar në rregull. Shpresoj të vazhdojmë edhe në të ardhmen kështu”, tha ai.
I pyetur se për kë ka votuar Mitrovica e Isa Boletinit, ai tha: “E vështirë si pyetje. Ne nuk i takojmë asnjë subjekti politik. Gëzojmë një respekt. Ju uroj të gjithëve partive politike. Një bashkëpunim mes shqiptarëve në përgjithësi. Në përgjithësi në të gjitha komunat është treguar kulturë e jashtëzakonshme. Nuk ka ndodhur asnjë problem. Fiton ai që voton populli”. g.v/abcnews.al