Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave ka ndikuar që pushuesit të braktisin plazhet për të tjera destinacione. Por në Velipojë situata është njesoj si ditët e kaluara. Aty ka shumë pushues dhe ndryshimi i motit nuk ka ndikuar.
Plazhet e Vlorës janë boshatisur këtë të hënë. Reshjet e shiut ndikuan që çadrat të mbyllen. Ato nisën që në orët e para të kësaj të hëne dhe për aq sa vazhduan, askush nuk iu afrua bregdeit. Pak ditë kanë mbetur nga gushti dhe një sinjal që ndoshta tashmë sezoni turistik po shkon drejt fundit.
Ikja e mjeteve nga Shëngjini po bëhet në fluks. Kurse hyrjet janë të pakta. Moti i keq ka ndikuar në uljen e pushuesve. Çadrat qëndrojnë të mbyllura dhe shezllonet të boshatisura prej dy ditësh.
Gjergj Figuri, Gazetar i ABC News, Lezhë: “Fluksi i pushuesve në bregdetin e Shëngjinit është reduktuar ndjeshëm me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të shiut.”
Por megjithatë ka nga ata që sfidojnë ndryshimet klimaterike. Ata po vazhdojnë të pushojnë në bregun me shi.
Pushuesi 1:“S’na ka prish punë shumë, por na ka humbur një gjysëm dite por prap do të rregullohet, do vazhdojmë të pushojmë.”
Pushuesi 2:“Do presim deri nesër. Nesër do të ndreqet koha dhe do të rrijmë edhe për nesër.”
Pushuesi 3:“Nuk është fort ftohtë. Fryn pak erë por rrihet mirë.”
Pushuesi 4:“Jo, pa kryer atë ç’ka kam palnifikuar nuk do iki.”
Pushuesi 5: “Jo do të rrij, pavarësisht motit, ujë andej në det e ujë këtej. Pse me ik.”
Pushuesi 6: “Poshtë në lahemi tek uji i detit, nalt nga Zoti.”
Moti është ndikuesi kryesor që mbyll apo e zgjat periudhën e sezonit në Shëngjin. Një vit ata qëndruan deri në mesin e muajit tetor dhe me nisjen e rreshjeve gjithçka u përfundoi.
Ngjashëm me një ditë dimri në plazhet e Durrësit. Pushuesit kanë ikur. Asnjë i guximshëm për tu futur në det. Të paktë janë ata që shëtisin në breg të detit. Bizneset ndjehen të ndëshkuar nga kjo situatë. Ata kanë mbyllur plazhet, për shkak se era e fortë nuk ka lejuar zhvillimin e aktivitetit ditor. Të gjithë mbetën në pritje të përmirësimit të motit. Por mosfrekuentimi i plazhit ka bërë që pushuesit të orientohen në destinacione të tjera, ç’ka ka shkaktuar dhe trafik.
Por ndryshe nga bregdeti në Durrës, Shëngjin e Vlorë, Velipoja ka pamjet që shihen në materialin e përgatitur. Pushuesit thone se ndodhen ne nje vend me uje te paster dhe ndjehen mirë.
Pushuesi 7: “Po kemi dalë se koha është e nxehtë dhe temperaturat në plazh janë më të larta. Shiu nuk na shqetëson, ne kemi ardhë për atë punë me shëtit.”
Pushuesi 8:“Madje sot plazhi është më i pastër.”
Mbetet për tu parë se si do të jenë ditët në vazhdim. Nëse reshjet largohen dhe kthehen ato me temperaturë të lartë, plazhet në Shqipëri me gjasa mbyllen në muajin tetor, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar./abcnews.al