Tirana feston borën dhe “Shën Valentinin”, qytetarët mbushin rrugët

schedule12:24 - 14 Shkurt, 2021

schedule 12:24 - 14 Shkurt, 2021

Tirana këtë të dielë është zgjuar me një pamje ndryshe. Qytetarët e kryeqytetit i kanë gëzuar prezencës së borës.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se ndryshe nga se ishim mësuar që të shikonim parkun Kombëtar të Liqenit Artificial ku 14 shkurti e gjende të mbushur me çifte këtë të dielë duket se më prezentë janë familjarët dhe fëmijët të cilët gëzojnë për borën.

Ndër të tjera mësohet se jo vetëm parku i liqenit por dhe hapësirat e tjera të Tiranës janë dyndur nga qytetarët të cilët kanë dalë duke shijuar panoramën piktoreske të ofruar në Tiranë nga reshjet e borës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!